Get Adobe Flash player
Home Auto shkolla Procedura

PROCEDURAT PËR MARJEN E PATENT SHOFERIT

KONTROLLI MJEKESOR

Me kontrollin mjekesor merrni vërtetim për aftësite tuaja fizike dhe mendore për drejtim te mjeteve motorike qe e jep çdo Qender mjekësore. Rreth kontrollimit mjekësor më së miri është të konsultoheni me instruktorin e juaj të ardhshëm i cili do t’ua sqarojë si rrjedh e gjithë procedura e nxjerjes së vërtetimit .


FILLIMI I TRAJNIMIT

Programi për aftësim të kandidatëve për vozitës të mjeteve motorike përfshin ligjet për siguri në komunikacionin rrugor që u dedikohet: regullave të komunikacionit rrugor, shenjat e komunikacionit dhe domethënia e tyre dhe shenjat që japin përsonat e autorizuar të kryejnë kontroll dhe rregullojnë komunikacionin, rreziqet dhe pasojat që vijnë nga qarkullimi jo i rregullt në komunikacion, funkcionimi i paisjeve të mjeteve motorike që kanë rëndësi për sigurinë në komunikacion si dhe përmbajtje që kontribojnë për zhvillim të marrëdhënieve humane dhe solidaritet ndaj pjesemarësve tjerë në komunikacion, veprimet në rast të ndonjë aksidenti rrugor dhe mënyra në të cilen jepet ndihma e parë personit të lënduar në aksident rrugor.


DHËNIA E PROVIMIT PËR VOZITJE

Provimi përbehet nga pjesa praktike dhe teorike. Pjesa teorike përfshin ligjet për sigurinë në komunikacion në të cilen bien rregullat për komunikacion dhe rrugë ,shenjat e komunikacionit dhe domethenia e tyre, shenjat që japin personat e autorizuar kur kryejnë kontrolle dhe rregullojnë komunikacionin. Pjesa praktike përfshin kryerjen e aktiviteteve me mjete motorike që kanë rendesi për drejtim te suksesshem dhe të sigurt me mjete motorike në pajtueshmëri me rregullat e komunikacionit kushtet e rrugës dhe për përvetesim të teknikës për te drejtuar me mjetin motorik.


LEJA E VOZITJES

Pas dhënies me sukses të provimit pason dhënia e lejes për vozitje që e lëshon Ministria e Punëve te Brendeshme Rajonale.

Dokumentet e duhura për autoshkollë

SË SHPEJTI DO TE BËHENI VOZITËS , ÇFARË DUHET TË DINI ?

Përvec njohjes së rregullave dhe ligjeve për qarkullim, përvojës praktike që do ta përfitoni gjatë procesit të trajnimit, çdo vozitës duhet të fitojë shprehi të veprojë në pajtueshmëri me ata rregulla dhe ligje. Të mbajë llogari për sigurinë, të sillet në mënyrë humane dhe etike dhe të respektojë pjesëmarësit tjerë në komunikacion. Pikërisht për këtë, për t’u bërë vozitës i sigurt dhe i kompletuar

JEMI NË SHËRBIMIN TUAJ

 

 

TË DREJTE PËR TË DREJTUAR ME MJETE MOTORIKE :

1.)    Të ketë mbushur 17 vjet dhe 6 muaj

2.)    Të jetë i aftë shëndetërisht dhe psikofizikisht të drejtojë me mjete motorike

3.)    Të kete mbaruar së paku arsimin fillor

4.)    Të posedojë letër njoftimi ose pasaporte valide.

 

Како сметате дека ќе влијае увозот на стари возила врз безбедноста во сообраќајот на нашите патишта?