PARAQITJE/ÇRREGJISTRIM PËR VETURA
PARAQITJE/ÇRREGJISTRIM PËR VETURA
Gjatë paraqitjes/çrregjistrimit të veturës, procedura është kjo:
Vetura çrregjistrohet nga vendin ku është e rresjistruar, përkatësisht atje ku janë të lëshuar tabelat e rregjistrimit. Për çrregjistrim të veturës është e duhur:
1. Kërkesë për çrregjistrim e cila merret nga sportelet e AMLM-Tetovë
2. Librezë qarkullimi për veturën
3. Prezencë personale të personit i cili çrregjistron veturën
4. Tabelë rregjistrimi të veturës
5. Në rast se bëhet fjalë për person juridik i cili e çrregjistron veturën, atëherë është e duhur autorzim të personit i cili do të çrregjistroj tabelat në emër të personit juridik.
6. E çrregjistron pronari i veturës, personalisht tek zyrtarët e MPBs.
Pronari i ri e paraqet veturën në vendin ku jeton, ndërsa dokumentet e duhura janë:
-Librezë të çrregjistuar në të cilën ka vërtetim se vetura është e vërtetuar
-Prezencë të obligueshme të pronarit
-Kërkesë për paraqitje