Mjete motorike për transport auto-taksi
Me furgone mund të transportohen mund të transportohen aq udhëtarë, sa edhe ka ulëse në mjet.
Mjetet motorike transportuese të dedikuara për auto-taksi transport përveç kushteve standard duhet të plotësojnë edhe këto kushtë të veçanta tekniko-eksploatuese, respektivisht duhet të kenë:
1. Më së paku 4 dyer anësore
2. Pajisje e rregullt për ngrohje dhe ventilim
3. Vend të duhur për bagazhin e udhëtarëve
4. Rrype sigurimi për udhëtarët
5. Radioapart të rregullt
Pajisje e rregullt alarmi e cila aktivizohet prej karriges së shoferit, ose është e instaluar sinjal alarmi përmes radio stacionit ose radio stacion policor të rregullt
Termi TAXI vëndoset mbi mjetin në një tabelë plastike të verdhë, me një kornizë të zezë dhe shkronja të zeza. Duhetë të jetë e ndriçuar nga Brenda, të lexueshme nga ana e parme dhe prapme. Tabela me tekstin është në formë të një piramide të prerë me një bazë drejtkëndëshi me dimenzione prej 350 х 160 mm.,ana e sipërme me dimenzone 250 х 80 mm. me brinjë të rrumbullaksuara, lartësi 120 mm. dhe trashëisi të tabelës prej 15 mm. Madhësia e eshkronjave do të jetë 40 х 70 mm me trashësi 10mm.